Detajet e turit
Dita e Parë.
Fluturimi për në Antalya direkt nga Tirana. Nisja në orën 07.45. Mbrritja në Antalya në orën 11.30. Transferimi dhe Sistemimi në hotel në Cappadocia. Darkë në Hotel.
Dita e Dytë.
Mëngjesi në Hotel. Paradite, nisja për të vizituar Muzeumin e Hapur të Goremes, me 5 Kishat Bizantine. Vazhdon vizita në Shkëmbinjte e Uchisar. Drekë e lirë. Pasdite vizitë në Avanos, qytezë në anë të Lumit të Kuq, më i gjati në Turqi, Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos.
Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve. interesante të Lumit të kuq.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Me pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si “Lugina e Murgjve” është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.
Hyrja me pagese – Qëndrimi 30 minuta
Akomodim darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë.
Mëngjesi në Hotel.
Opsionale: Në mëngjes herët, Fluturim me balona.
Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.
Mëngjesi në hotel.
Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Hyrja me pagese – Qëndrimi 30 minutë
Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.
Vizitë në Luginën e Dashurisë.
Lugina e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret shumë prej çifteve si vend për propozim martese.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.
Hyrja me pagese – Qëndrimi 2 orë
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt.
Mëngjesi në hotel.
Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Nisja për në Antalya. Gjatë rrugës pushime të shkurtra. Mberritja ne hotel ne Antalya. Ultra All Inclusive në hotel.
Dita e Pestë.
Ultra All Inclusive në hotel.
Dita e Gjashtë
Ultra All Inclusive në hotel.
Dita e Shtatë
Transferta nga Hoteli në Aeroportin e Antalya. Fluturimi Antalya- Tiranë. Nisja nga Antalya në orën 07:05. Mbrritja në Tiranë në 07.00.
Hotel Perissia HB 5* Cappadocia
Diamond Premium Hotel and Spa UAI 5*, Antalya
Nese dikush nuk deshiron Diamond Premium hotel ne Antalya ne vijim do gjeni dhe disa alternativa akomodimi dhe cmimet perkatese:
SORGUN AKADIA 16+ PREMIUM HOTEL & SPA – plus 80 euro per person
PALOMA PERISSIA – plus 120 euro per person
Në pagesë përfshihen:
– Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë – Antalya – Tiranë.
– Fjetje në Hotel 3 Netë në Cappadocia dhe 3 Netë në Antalya,
– All Inclusive në Antalya, Mëngjeset dhe Darkat sipas programit në Cappadocia.
– Transfertat me autobus Aeroporti Antalyas – Hotel në Cappadocia – Hotel në Antalya – Aeroporti Antalya.
Në pagesë nuk përfshihen:
– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
– Siguracioni në Udhëtim