DETAJET E TURIT
Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë – Paris. Nisja në orën 12:30. Mbrritja në Paris në 15:30. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja ne drejtim te Kulles Eiffel, Vizitë ne Kullën Eiffel ne katin e dyte, Shetitja me anije ne Lumin Seine. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assemblee Nationale, Pallati i Invalideve, Varri i Napoleonit. Vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja ne Drejtim te Parkut te madh te Disneyland Paris ,ku vizitohen te dy parqet e parkut . E gjithe dita i përkushtohet Parkut te madh te Disneyland Paris. Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizit Panoramike e Qytetit, Galerite Lafajet ,Kopshti i Luksemburgut, Opera Garnier , Champs – Elysees, Kopshti I Panteonit. Pasdreke Vizit ne lagjen Moderne te Parisit, La Defense. Nisja për në Aeroport . Fluturimi direkt Paris – Tiranë. Nisja në orën 16:05 . Mbrritja në Tiranë në orën 18.40.
Në pagesë përfshihen:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Hyrja në Parkun Disneyland.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
OPSIONALE
Bileta për Hyrjen në Muzeun Louvre kushton €25 . Rezervimi për Biletat bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit. Çmimet e Biletave mund të ndryshojnë.
Lundrimi në Lumin Seine eshte opsional dhe pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida.
SHTESA
Zgjidhni extra për t`iu shtuar paketës tuaj!
Hyrje ne Muzeun e Louvre 25 euro pp ( 50 € Total )