DETAJET E TURIT
Dita e Parë. Fluturimi Direkt Tiranë – Bukuresht. Nisja më 14.00 – Mberritje në Bukuresht më 16.25. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mberritje në Brasov. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë. Mëngjesi në hotel. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street – Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae.
Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula.
Vazhdon Udhetimi drejt Keshtjellës Peles. e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I.
Vazhdon Udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Dracula.
Vazhdon Udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit,
OPSIONALE: Në mbrëmje hyrje në Qendrën Therme SPA Bukuresht. (20 Euro për person me transfertë të perfshirë)
Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt. Mëngjesi në hotel. Vizite tek Piata Uniiri me shatervanet – qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 12.55- Mberritje më 13.25.
Pagesa përfshin:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
- Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
- Akomodim në hotel me 3 yje,
- Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
- Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
(Nuk përfshihen bagazhe extra në çmim)
Kujdes:
- Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
Kujdes: Fluturimi do të bëhet ose me Ryan ose me Wizzair. Oraret janë të përafërta. Grupi që mbrrin më parë pret grupin tjetër
SHTESA
Zgjidhni extra për t`iu shtuar paketës tuaj!
Bilete hyrje per Therme SPA Bucharest ( 40 € Total )